Tifozët e Kosovës japin besën për sfidën e ‘nxehtë’ me Malin e Zi

Tifozët e Kosovës japin besën për sfidën e ‘nxehtë’ me Malin e Zi

17:50, 11/10/2019

Kosova ka përpara një nga ndeshjet më të rëndësishme në Grupin A eliminator për EURO 2020, atë ndaj Malit të Zi në shtëpi, ditën e hënë.

Ekipi i Challandes pret Malin e Zi në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, teksa është në lojë për një vend të dytë në grup, që të siguron direkt një biletë në Europian.

Tifozët e Kosovës, “Dardanët”, kanë bërë një premtim të madh, duke u zotuar se nuk do ta ofendojnë kundërshtarin e së hënës, edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje të ndjeshme, dhe se premtojnë një takim të qetë në shkallët e tribunave.

“Të hënën me 14 tetor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Kosova përballet me Malin e Zi, ndeshje kjo që mund të jetë vendimtare për rrugëtimin e Kosovës në Euro2020. Me besimin në fitore, ne Dardanët, do t’i përkrahim djelmoshat tanë prej sekondës së parë e deri në fund. Me besimin se kështjella e quajtur ‘Fadil Vokrri’ mbetet e pamposhtur, ne do të jemi lojtari i 12-të i Kosovës. Me besimin në djemtë tanë në krye me Challandes, nuk do të ndalemi së brohorituri.

Njëkohësisht, siç e kemi traditë, nuk do ta ofendojmë kundërshtarin. Kemi dhënë besën. Për Kosovën, dashurinë tonë të përjetshme. Të gjithë anëtarët e tifo-grupit ftohen të tërheqin biletat e tyre deri ditën e diel. Biletat janë vetëm për anëtar”, shkruajnë “Dardanët” në njoftimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco