Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Mbrojtësi gjerman rrëfen të kaluarën: Që në moshë 13-vjeçare pija alkool, u përjashtova nga tre shkolla

Mbrojtësi gjerman rrëfen të kaluarën: Që në moshë 13-vjeçare pija alkool, u përjashtova nga tre shkolla

17:44, 11/10/2019

Mbrojtësi me origjinë gjermane që përfaqëson zvicrën , Tim Klose, ka rrëfyer së fundmi  të kaluarën e tij. Futbollisti i cili prej vitit 2016 është pjesë e skuadrës britanike të Noruiç ka treguar se është përjashtuar nga tre shkolla dhe se në moshën 13-vjeçare abuzonte me alkoolin dhe duhanin. Ndërsa, një natë kishte rrezikuar të pësonte infarkt në një stolin e një parku.

Image

“ Edhe pse vija nga një familje e shëndetshme, kur isha në moshën 13-vjeçare kam hasur në shumë probleme. Përfundova i varur pas alkoolit. Kisha shokë më të mëdhenj në moshë të cilët pinin alkool dhe duhan, gjëra të tilla. Ishte një ide e keqe por i kam bërë. Gjithnjë kam dashur të bëhem një futbollist dhe isha në ekipin e të rinjve të Bazelit. Por, në fund të vitit kisha vështirësi në shkollë. U përjashtova nga tre shkolla dhe shumicën e kohës isha i dehur. Gjatë pushimit të shkollës shkoja të pija duhan.

Image

Isha si në botën e ëndrrave, nuk isha aty. Një natë gati sa nuk pësova një infarkt, isha në stolin e një parku pranë një liqeni. As nuk e dija ku isha tamam. Isha vetëm dhe u zgjova në mëngjes po vetëm, dhe mendova se tani duhet të marr veten në kontroll”, tha Klose. Ndërkohë, futbollisti tregon se në moshën 16-vjeçare njohu gruan e tij, e cila i ndryshoi jetën. Ndërsa, shumë i rëndësishëm për mbrojtësin ishte edhe trajner i shëndetit mendor, për të cilin shprehet se ende komunikon.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco