FOTO/ Tifozët shqiptarë ngjyrosin kuqezi Stambollin, atmosfera 3 orë para ndeshjes

FOTO/ Tifozët shqiptarë ngjyrosin kuqezi Stambollin, atmosfera 3 orë para ndeshjes

17:32, 11/10/2019

Kur duhen edhe pak më shumë se 3 orë nga starti i sfidës mes Turqisë dhe Shqipërisë, tifozët kuqezinj kanë nisur të mbushin rrugët e Stambollit, për t’u organizuar për përballjen e sotme, e cila do të jetë si një “finale” për të besuarit e Rejës përsa i përket shanseve për kualifikim.

Tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, mësohet se do të mblidhet në orën 17:30 në “The Harp Irish Pub” në Stamboll, ku dhe do të bëhet shpërndarja e biletave dhe shitja e produkteve deri në orën 19:00.

Më pas tifozët shqiptarë do të marshojnë drejt stadiumit, për t’u akomoduar në tribunën përkatëse.

Nuk mungojnë as tifozët me përkrenaren e Skënderbeut dhe qeleshe!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco