Ndeshja e sotme është dhe rekordeve, Cikalleshi mund të kalojë Bogdanin

Ndeshja e sotme është dhe rekordeve, Cikalleshi mund të kalojë Bogdanin

16:20, 11/10/2019

Shqipëria do të luajë në orën 20:45, një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Turqisë. Një fitore e kuqezinjve do të zgjonte sërish shpresat për një kualifikim për në evropian.

Por për të fituar duhen gola, dhe vëmendja maksimale qëndron tek sulmuesit. Rej Manaj gjeti golin në Spanjë, ndërsa Sokol Cikalleshi ka filluar të gjejë rrugën e rrjetës me vazhdimësi.

Pikërisht, sulmuesi kavajas në mbrëmjen e sotme mund të vendosë edhe një rekord personal, i cili lidhet me numrin e golave radhazi në ndeshje zyrtare. Cikalleshi ka shënuar në tre takimet e fundit të kuqezinjve. Ndaj Moldavisë në fitoren 2-0, ndaj Francës në disfatën 1-4 dhe në triumfin ndaj Islandës 4-2. I fundit që kishte shënuar në tre takime radhazi ishte bomberi Erion Bogdani.

Ish-sulmuesi ia kishte dalë në vitin 2005, gjatë kohës së kualifikueseve të Botërorit 2006, teksa gjente rrugën e rrjetës përballë Danimarkës, Kazakistanit dhe Ukrainës. Kështu, një gol sot nga Cikalleshi mund të vlejë shumë për ëndrrën e Kombëtares por edhe për vetë sulmuesin, teksa do të regjistronte një rekord special.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco