Akuza e rëndë/ Legjenda e Milanit bashkëpunëtor me terroristët?

Akuza e rëndë/ Legjenda e Milanit bashkëpunëtor me terroristët?

15:01, 11/10/2019

Nuk kanë fund problemet për legjendën e mbrojtjes së Milanit, Marcos Cafu.

Pas vdekjes së djalit të tij, ish-futbollisti kuqezi është nën hetim nga policia braziliane për marrëdhënie me PÇ (Primeiro Comando da Capital), një celulë e famshme terroriste lokale.

Sipas asaj që raporton revista “Veja”, njësia terroriste dyshohet të ketë përdorur disa depozita parash CASH pikërisht në favor të Cafu. Informacioni lidhur me këto transferta parash në cash u zbulua në telefonin cellular që iu sekuestrua një prej liderëve, njëherësh përgjegjës për kontabilitetin e grupit criminal.

Një prej kokave të kartelit, Decio Gouveia Luiz, u arrestua më 14 gusht. Nëpërmjet Cafu, mësohet se organizata terroriste ka zotërurar disa territore e prona të paluajtshme në Alphaville, një lagje në qytetin e Barueri të shtetit të Sao Paulo.

Ish-kapiteni i përfaqësueses së Brazilit ndërkohë ka mohuar gjithçka: “Kjo historia në lidhje me shitjen e pronave të patundshme, shtëpive apo terreneve nuk ekziston. Asgjë nga e gjithë kjo nuk është e vërtetë. Për më tepër që nuk kam asnjë pronë në Alphaville”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco