Turqi-Shqipëri, FSHF njoftim të rëndësishëm për tifozët: Në stadium nuk lejohen...

Turqi-Shqipëri, FSHF njoftim të rëndësishëm për tifozët: Në stadium nuk lejohen...

12:32, 11/10/2019

Turqi-Shqipëri është ndeshja më e rëndësishme e ditës se nesërme në grupin H me dy përfaqësueset që synojnë trepikëshin me misionin kualifikimin për në Euro 2020.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë në stadium për ndeshjen Turqi-Shqipëri, se një pjesë e materialeve nuk mund të lejohen në stadium, pasi ky shtet ka një ligj anti-sportiv dhe nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium.

Kështu ditën e sotme, për tifozët kuqezi që do të jenë në stadium, do të ndalohen: megafonët, banerat e ultrasve, banerat me imazhe personale apo veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi, siç mund të jenë ato me imazhin “Autochtonus”.

Kujtojmë që ditën e djeshme, tifozëve shqiptarë u është bërë bllokadë dhe për më tepër iu janë marrë banderolat dhe gjithçka tjetër që kanë nevojë shqiptarët për të krijuar atmosferë dhe mbështetje për kuqezinjtë.

Njoftimi i plotë i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik dhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë në stadium mbrëmjen e sotme për ndeshjen Turqi-Shqipëri, se përtej gjithë insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, një pjesë e materialeve të tifozëve nuk mund të lejohen në stadium. Turqia ka një ligj sportiv që nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium.

Kemi marrë konfirmimin se do të lejohen daullet për çdo grupim, flamurët shqiptar dhe shallet me logon e flamurit Kombëtar. Nuk lejohet asnjë megafon, baner ultrasësh i çdo tifogrupi, baner me imazhe personale, veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi siç mund të jenë ato me imazhin Autochtonus.

Nuk lejohen çantat e krahut dhe të shpinës, të gjithë duhet ti lënë në hotel ose në autobusat më të cilat udhëtojnë, pasi nuk është mundësuar një pike grumbullimi për ruajtjen e tyre. Lajmërojmë tifogrupet e organizuara se nisja për në stadium do të bëhet në orën 18:00, për arsye të kontrollit të rreptë që do të ushtrohet në 3 pikat e kontrollit përpara hyrjes në stadium. Brenda stadiumit do të gjeni pika shitje për freskuese dhe ushqime të shpejta.

Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme.

#NeJemiNjë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Albani11/10/2019 13:39

LEJOHET VETEM FEREXHETE DHE ÇALLMAT!

Shto koment

Denonco