‘Hazard nuk mund të zëvendësojë Ronaldon’, deklarata e bujshme nga trajneri i njohur!

‘Hazard nuk mund të zëvendësojë Ronaldon’, deklarata e bujshme nga trajneri i njohur!

09:15, 11/10/2019

Eden Hazard nuk do të mund ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon, sipas Arsene Wenger.

Ish-trajneri i Arsenalit, ka thënë se Real Madrid ende nuk kanë parë Eden Hazardin e vërtetë që me kalimin e kohës do të japë më shumë për fanellën “Los Blancos”.

Ylli belg vetëm në javën e kaluar ka regjistruar asistimin dhe golin e parë në fanellën e Real Madrid, në fitoren 4-2 kundër Granada-s.

 "Ai do t’iu përgjigjet pritshmërive, por jo në zëvendësimin e Ronaldos, kjo është e sigurt. Eden nuk do të shënojë 50 gola në vit, sikurse bënte portugezi. Real Madridi ka nevojë për një golashënues tjetër, sepse Benzema është 32 vjeç. Nëse do të kishin dikë më të ri përkrah Hazard, për të shënuar golat, ndoshta mund të bënte më mirë.

Eden është një lojtar i jashtëzakonshëm për të krijuar raste, që duhen finalizuar nga sulmuesi kryesor i ekipit. Është vendimtar në ndeshje të rëndësishme. Ai nuk ka frikë nga askush. Unë nuk mendoj se Real Madridi e ka parë ende Hazardin e vërtetë, nuk është aq i freskët fizikisht, sa mund të jetë. Kjo është arsyeja pse besoj se duhet të presim për ta parë Hazardin e vërtetë në Madrid", tha Wenger.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco