Inter humbet dhe me skuadrën e Serie-C

Inter humbet dhe me skuadrën e Serie-C

23:11, 10/10/2019

Interi i Antonio Contes ka pësuar humbjen e tretë radhazi edhe pse këtë herë nuk bëhet fjalë për një ndeshje zyrtare por për një miqësore. Megjithatë lajm përbën fakti që zikaltrit janë mposhtur nga skuadra e Serie C Pro Patria me rezultatin 3-2.

Pa 15 lojtarë që janë grumbulluar në kombëtare por me emra të tillë si Padelli, Ranocchia, Dimarco, Candreva, Borja Valero, Gagliardini e Politano dhe disa të rinj të Primaverës, zikaltrit u mposhtën në sfidën e zhvilluar në qëndrën stërvitore në Appiano Gentile nga një skuadër shumë modeste tek e cila militon edhe talenti i Shpresave të Shqipërisë Aristidi Kolaj i cili nuk luajti ndaj Interit pasi është grumbulluar nga Alban Bushi për ndeshjen ndaj Kosovës.

Golat për Interin u realizuan nga Politano me penallti dhe Dimarco që realizoi një supergol nga një distancë shumë e largët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco