Berisha i pakënaqur me disa lojtarë: Duhet të kujdesen që t'i...

Berisha i pakënaqur me disa lojtarë: Duhet të kujdesen që t'i...

22:42, 10/10/2019

Bernard Berisha luajti në gjysmën e parë të ndeshjes ndaj Gjibraltarit, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 1-0, ndërsa pas takimit futbollisti  komentoi sfidën.

“Kam luajtur pas një periudhe të gjatë dhe u mundova të jap më të mirën… Në pjesën e parë ndoshta nuk luajtëm me pasime duke u përpjekur ta tregonim lojën individuale”, ka thënë 27-vjeçari.

Ai është i kënaqur me fitoren, por vërejti dhe disa pika të dobëta që Kosova ka në fazën sulmues.

Sipas tij, lojtarët që bëjnë lojë më individuale duhet të kujdesen që t’i shërbejnë grupit dhe jo ta vënë në plan të parë individualitetin e tyre.

Mesfushori që luan te Akhmat Grozny mendon se ndoshta duhet të ketë më shumë hapësira në të ardhmen edhe te Kosova, duke qenë se luan mjaftueshëm te skuadra e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco