Mancester United ofron 150 milion euro për dy lojtarët e Leicester

Mancester United ofron 150 milion euro për dy lojtarët e Leicester

20:56, 10/10/2019

Manchester United është duke shfaqur interesim të vazhdueshëm për dyshen e Leicesterit, James Maddison dhe Ben Chilwell.

Për momentin United është në formë jo të mirë dhe po shpreson që transferimi i dyshes mund t’i rikthejë skuadrën në vendin që i takon.

Megjithatë, Blerja e dyshes së Leicester, të cilët janë nga 22-vjeç, mund të kushtojnë 150 milionë euro së bashku.

“The Sun” raporton se klubi do t’i japë në dispozicion një shumë të madhe trajnerit në mënyrë që ta shpenzojë në  merkaton e janarit.

Madisson ka shkëlqyer këtë sezon dhe ka shënuar golin e fitores ndaj Tottenham muajin e kaluar, ndërsa Chillew një titullar i padiskutueshëm te Dhelprat dhe një nga të preferuarit e Gareth Southgate në kombëtaren angleze.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco