Peshëngritësi shqiptar rezulton me doping

Peshëngritësi shqiptar rezulton me doping

20:45, 10/10/2019

Peshëngritësi Endri Karina rezulton pozitiv në testin antidoping për Lojërat Olimpike Londër 2012.

Karina ka rezultuar pozitiv pas testimit të bërë në një prej mostrave të urinës që i janë marrë gjatë aktivitetit në vitin 2012.

Në testin e parë që iu bë sportistit, ai nuk rezultoi pozitiv. Por, pas kontrollit të mostrës së dytë, ai ka rezultuar pozitiv, 7 vite pas organizimit të garës.

Tashmë ai është futur në listën e gjatë të sportistëve me doping në 2012-ën.

Karina garoi në kategorinë 94 kg asokohe, duke u renditur në vendin e 14-të, por pasi 7 sportistë të tjerë kishin rezultuar pozitiv me doping, Endri u rendit në vendin e 7-të.

Endri Karina bëhet lojtari i tetë që rezulton me doping në kategorinë 94 kg në Lojërat Olimpike Londër 2012.

Peshëngritësi shqiptar është pezulluar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ndërsa Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, do të vendosë më vonë për masat e mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco