Shfryn ndaj Sarri-t , Can: Tek Juventus nuk jam i lumtur

Shfryn ndaj Sarri-t , Can: Tek Juventus nuk jam i lumtur

19:35, 10/10/2019

Emre Can thotë se është i pakënaqur te Juventusi pasi gjermani nuk po ka minuta të mjaftueshme në Torino.

Can ka bërë vetëm tre paraqitje si zëvendësues për Juven në kampionat pasi u la jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Mesfushori 25-vjeçar ishte një zëvendësues i minutës së 71-të kundër Interit javën e kaluar, duke luajtur në total vetëm 78 minuta me trajnerin Maurizio Sarri.

Në një pronocim për mediat Can deklaron se tek Juventusi nuk po luan.

“Unë nuk jam i lumtur tek Juventus tani. Unë nuk luaj shumë për momentin”, tha Can.

“Sezonin e kaluar kam luajtur shumë. Sidomos në lojëra të rëndësishme për Juventus. Dhe gjithashtu kam luajtur mirë atje”.

“Unë nuk kam pasur një shans këtë sezon. Por tani mendoj, kur të kthehem në klub, do të marr përsëri shanse”, përfundoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco