Reja: Nuk do të ketë debutues që nga fillimi i ndeshjes, pres një përfaqësim dinjitoz

Reja: Nuk do të ketë debutues që nga fillimi i ndeshjes, pres një përfaqësim dinjitoz

18:31, 10/10/2019

Në prag të sfidës me Turqinë, trajneri i kombëtares,Edoardo Reja ka dalë në një konferencë për shtyp.

Përgatitja dhe rivali: Grupi po fuksionon mirë. Po punojmë mirë në të gjitha aspektet. Kemi konsideratë për Turqinë, për lojtarë Burak Jilmaz, Calahanglu dhe Tosun. Po përmend sulmuesit sepse dalin më shpesh para portës. Janë lojtar që i njoh. E ndjek kampionatin italian. Ne na duhet të jemi në kondicionin më të mirë të mundshëm. Duhet të shprehim potencialin në fushën e lojës, ndryshe do ta humbim këtë sfidë. Duhet të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz për këtë ekip sepse e meriton.

E njoh skuadrën turke. Kam ndjekur ndeshjet më të rëndësishme. Ka fituar kundër Francës. Kanë treguar një lojë shumë të mirë. Kanë marrë dhe rezultatet shumë të mira.

Duhet të jemi taktikisht të rregullt. Ka lojtarë të fortë dhe teknikisht të përgatitur. Kanë shënuar gola dhe nga goditje dënimi. Duhet të tregojmë vëmendje gjatë gjithë lojës. Dua të shikoj përmirësime nga skuadra ime. Kemi bërë një punë të mirë. Dua një përqëndrim maksimal, vëmendje maksimale dhe të shprehim lojën tonë.

A do të ketë debutues nesër në fushë?

Jo debutues jo. Në pankinë do të ketë 2 lojtarë, që po presin shansin e tyre dhe mund të futen në fushë si zëvendësues.

Kujtojmë që takimi mes Turqisë dhe kuqezinjve do të luhet nesër në orën 20:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco