Kapiteni Memushaj: Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por e kemi përgatitur...

Kapiteni Memushaj: Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por e kemi përgatitur...

18:21, 10/10/2019

Kapiteni i kombëtares për ndeshjen ndaj Turqi-së do të jetë Ledian Memushaj.

E si i tillë ka dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Edoardo Reja.

Para gazetarëve mesfushori vlonjat ka deklaruar:

“Jam i kënaqur që do të mbaj shiritin. Do të isha më i kënaqur që në vendin tim të ishte o Hysaj ose Mavraj. Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por e kemi përgatitur sa më mirë.

Kemi shanse të bëjmë një ndeshje ashtu siç bëmë ndaj Islandës në Elbasan. Do të kërkojmë të bëjmë maksimumin. Na pret një ndeshje e vështirë, por e vështirë do të jetë edhe për ata.

A do e mundim sërish Turqinë si në miqësore? Në radhë të parë na duhet rezultati. Dy vjet përpara kemi bërë miqësore të mirë përveç meje. Nëse fitojmë nesër dhe më duhet të dal me karton të kuq, jam gati. Kemi ndryshuar shumë gjëra që nga ndeshja e Shkodrës. Kemi sjellë lojtarë me shumë kualitete.

Dhuratën për ditëlindjen trajnerit inshallah ia bëjmë nesër”, përfundoi ai.

Kujtojmë që takimi mes Turqisë dhe kuqezinjve do të luhet nesër në orën 20:45.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco