Rakitic, por jo vetëm. Të gjithë emrat e mundshëm për mesfushën e Inter-it

Rakitic, por jo vetëm. Të gjithë emrat e mundshëm për mesfushën e Inter-it

17:19, 10/10/2019

Klubi i Interit po monitoron tregun e mesfushës përpara hapjes së merkatos së janarit. Conte ka disa emra konkret që do t’i donte t’i kishte në skuadër.

Rakitic është zgjedhje e parë për trajnerin italian,  por në qoftë se nuk arrihet tek kroati, ai i ka në mendje dhe disa alternativa të tjera.

Përshembull, Conte, do të donte të ribashkohej me Arturo Vidal, për të cilin u interesua dhe gjatë merakos verore, por në fund afrimi i tij dështoi. Për më tepër, Vidal, sot, nuk është i preferuar tek Barcelona dhe kalimi i tij tek inter është i mundshëm. 

Një tjetër emër i preferuar është dhe Nemaja Matic. Serbi i cili është pjesë e Manchster United, ka kontratë  me “Djajtë” deri në qershor të 2020, kështu që mund të kishte kosto më të ulët nga lojtarët e tjerë. Dhe nëse nuk arrihet një marrëveshje në janar, mund të përfitohej me kosto zero në qershor.

Emër tjetër? Milinkoviç-Savic, por kushton shumë dhe Lazio vështirë se do ta shesë atë në janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco