Skuadra e Keidi Bares kërkon shtyrjen e ndeshjes

Skuadra e Keidi Bares kërkon shtyrjen e ndeshjes

17:00, 10/10/2019

Keidi Bare u grumbullua nga Edi Reja për dy ndeshjet që Shqipëria do të luajë kundër Turqisë dhe Moldavisë.

Megjithatë ky grumbullim nuk i ka bërë mirë klubit të Malagës, ekip në të cilin aktivizohet lojtari shqiptar.

Malaga do të luajë në këtë fundjavë me Cadiz, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga 2.

Tek spanjollët mungojnë shumë lojtarë, për shkak se janë grumbulluar me kombëtaret e tyre.

Në këtë situatë drejtuesit e Malagës, kanë kërkuar tek Federata Spanjolle e Futbollit, që ndeshja e fundjavës të shtyhet për një ditë tjetër, për shkak të mungesave të shumta, ku mes tyre është edhe ajo e Keidi Bares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco