Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Pasi i vdiq djali, Kafu futet në telashe edhe me grupet kriminale

Pasi i vdiq djali, Kafu futet në telashe edhe me grupet kriminale

16:49, 10/10/2019

Kafu po kalon periudhën më të keqe të jetës së tij, pasi vetëm pak kohë më parë duhet të përballonte ndarjen nga jeta të djalit të tij.

Megjithatë problemet për legjendën braziliane nuk përfundojnë këtu.

Së fundmi ai akuzohet se ka lidhje me disa grupe kriminale në vendin e tij.

Ish-lojtarit të Milanit dhe Romës, akuzohet se kishte marrë depozita parash nga paratë e pista të kriminelëve.

Thuhet se ata i kanë depozituar paratë në emrin e legjendës braziliane, për të humbur gjurmët e tyre.

Madje sipas raportimeve të fundit, policia dyshon se Kafu i ka shitur një pjesë të pronave të tij në San Paolo, pikërisht grupeve kriminale.

Kafu i ka mohuar të gjitha akuzat në drejtim të tij, teksa është shprehur se nuk ka pasur asnjë pronë atje ku thotë policia.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco