Vendimet e Komisionit të Disiplinës, hidhet poshtë kërkesa e Tiranës

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, hidhet poshtë kërkesa e Tiranës

16:39, 10/10/2019

Ditën e sotme Komisioni i Disiplinës ka nxjerrë vendimet për sa i përket javës së fundit në futbollin shqiptar.

Kështu ekipi i Flamurtarit është dënuar me një gjobë prej 30 mijë lekësh për ndeshjen ndaj Tiranës.

Tirana kërkonte tre pikët në tavolinë kundër Flamurtarit, për shkak se pretendonin se këta të fundit kishin aktivizuar një lojtar që nuk ishte i përfshirë në listë. Por, kjo është hedhur poshtë nga Komisioni i Disiplinës, të cilët për këtë kanë dënuar klubin vlonjat vetëm me gjobë.

Vendimiet e plota:

1.Zyrtari i KF “Kastrioti”, Gëzim Rama, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

2. KF “Erzeni”,paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

3. KF “Devolli”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

4. KF “Apollonia”,paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

5. Lojtari i KF “Përmeti”, Fatjon Qamo, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6. Lojtari i KF “Këlcyra”, Mateo Bilo, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

7. Lojtari i KF “Naftëtari”, Ersid Aliaj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

8. Lojtari i KF “Vllaznia” U-19, Erinis Mataj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

9. Lojtari i KF “Shkodra” U-19, Albis Talani, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

10. Lojtari i KF “Flamurtari” U-17, Ensar Idrizi, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

11. Lojtari i KF “Teuta” U-17, Mateo Hyka, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

12. Rrëzimin e kërkesës së KF “Tirana” si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike, për sezonin 2019/2020.

13. “Flamurtari FC”, për mos riprodhim të formularit të ekipit sipas Nenit 114/2 të Rregullores se Veprimtarise futbollistike të Kategorisë Superiore, dënohet me gjobë në masën 30.000 (tridhjetëmijë) lek.

14. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Egnatia”, Eduard Thartori dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS,urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.Në bazë të Nenit 32/5 të KDS, në rast se zyrtari Eduard Thartori, brenda periudhës së provës kryen ndonjë shkelje,fillon zbatimi i menjëhershëm dënimit të pezulluar duke iu shtuar edhe dënimin e ri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco