Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Brazili nuk shkon më shumë se një barazim në përballjen ndaj Senegal-it

Brazili nuk shkon më shumë se një barazim në përballjen ndaj Senegal-it

16:14, 10/10/2019

Kombëtarja e Brazilit nuk ka arritur që të fitojë në miqësoren e zhvilluar ndaj Senegalit. Verdhejeshilët barazuan 1-1 në përballjen ndaj senegalezve.

 ‘Seleçao’ kaloi shumë shpejt në avantazh falë golit të Firminjos, i cili finalizoi me shumë klas një asist nga Gabriel Zhezus. Kështu, u duk se verdhejeshilët e futën takimin në shinat e duhura, ndërsa pritej të realizonin edhe të tjerë gola.

Megjithatë, Senegali nuk u befasua nga starti i Brazilit dhe me kalimin e minutave u ambientuan me ritmin e sfidës. Kur pritej përfundimi i pjesës së parë, mbrojtësi Markinjos shkakton faull brenda zonës ndaj Mane. Gjyqtari akordon penallti, ndërsa nga pika e bardhë Diediou nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin Ederson.

Në fraksionin e dytë, pesë herë kampionët e botës mundohen dhe nisin ofensivën për të gjetur golin e avantazhit. Megjithatë Senegali është reziston mjaft mirë në prapavijë. Kështu, shifrat nuk ndryshojnë deri në fund, me ndeshjen që përfundon në barazim. Sakaq, kjo ishte një sfidë speciale për Nejmar i cili rrumbullakosi 100 ndeshje me Kombëtaren, por nuk arriti ta festonte me një fitore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco