Reagon Partizani, publikon FOTO-n e Aldo Teqjes nga spitali: Situata shëndetësore...

Reagon Partizani, publikon FOTO-n e Aldo Teqjes nga spitali: Situata shëndetësore...

15:52, 10/10/2019

Gjendja shëndetësore e Aldo Teqjes është drejt përmirësimit dhe shumë shpejt portier i Partizanit pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i kuq në faqen zyrtare në “Facebook”, njoftojnë se Teqja është drejt përmirësimit të plotë.

Kampionët në fuqi gjithashtu kanë postuar një foto ku shfaqen disa nga pjesëtarët e klubit, të cilët janë përkrahë portierit.

Kujtojmë që para disa ditësh futbollisti ra nga kati i 6-të i pallatit ku ai jeton, por tani gjendja e tij shëndetësore është drejt përmirësimit.

NJOFTIMI I PLOTË I KLUBIT TË PARTIZANIT:

Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjestari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit.
#JemiNjëFamilje????
#TëPresimMëTëFortëKampion????????

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco