Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

FOTO/ Boksieri i njohur pëson aksident të frikshëm me Ferrari

FOTO/ Boksieri i njohur pëson aksident të frikshëm me Ferrari

14:15, 10/10/2019

Boksieri i njohur, Errol Spence Jr është në një gjendje të rëndë në spital pasi është përfshirë në një aksident të tmerrshëm me makinën e tij.

Kampioni botëror i peshave të mesme, i vlerësuar si një nga boksierët më të mirë në botë, raportohet se është dëmtuar rëndë gjatë aksidentit në Dallas, Teksas.

29-vjeçari thuhet se është hedhur nga makina gjatë aksidentit me makinën e tij tip Ferrari i bardhë.

Sipas raportimeve ngjarja ndodhi në orën 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa shoferi u dërgua në spital në një gjendje të rëndë, megjithëse autoritetet thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Spence Jr ka fituar 26 ndeshje në karrierën e tij, 21 prej të cilave me nokaut.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco