‘Ylli’ bardhezi: Nuk jam i lumtur tek Juventusi!

‘Ylli’ bardhezi: Nuk jam i lumtur tek Juventusi!

14:01, 10/10/2019

Emre Can ka konfirmuar se nuk është i lumtur te Juventusi.

Mesfushori u la jashtë skuadrës së Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe ende nuk është aktivizuar si titullar një ndeshje të vetme këtë sezon për “Bianconerët”.

 “Unë nuk jam i lumtur tani në Juve”, ka thënë fillimisht mesfushori pas barazimit 2-2 të Gjermanisë ndaj Argjentinës.

 “Nuk jam duke luajtur shumë për momentin. Kam luajtur shumë sezonin e kaluar, veçanërisht në ndeshje të rëndësishme, për Juventusin dhe gjithashtu kam luajtur mirë”, vijoi ai.

“Nuk kam pasur një shans këtë sezon, por mendoj se kur të kthehem në klub, do të kem një rast për të luajtur përsëri. Jam padyshim mirënjohës për Joachim Loë sepse nuk kisha luajtur shumë dhe ai më thirri përsëri. Kjo është arsyeja pse unë thjesht isha i lumtur që kisha luajtur përsëri”, përfundoi Can.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco