VIDEO/ Isco tregon klasin e tij! Mesfushori i Realit realizon supergol në stërvitje

VIDEO/ Isco tregon klasin e tij! Mesfushori i Realit realizon supergol në stërvitje

12:06, 10/10/2019

Isco është rikthyer bujshëm tek Real Madridi.

Mesfushori spanjoll ka disa javë që është jashtë fushave shkaku i një lëndimi, megjithatë ai është kthyer në stërvitje me “Los Blancos”.

Isco luajti disa minuta në fundjavë ndaj Garandas, por tani duket se po rikuperohet plotësisht nga dëmtimi. Këtë e tregon edhe stërvitja e tij e fortë që po bënë në qendrën stërvitore të Realit në Valdebebas.

Isco nuk e ka humbur “magjinë” e tij pasi në një moment mori topin në mesfushë, dribloi mbrojtjen dhe në fund shënoi një supergol me parabolë.

Goditja e tij përfundoi në cepin e rrjetës, duke provokuar duartrokitje nga të gjithë të pranishmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco