Ndryshon situata, Neymar i lumtur: Do të luaj me mish e me shpirt për PSG-në!

Ndryshon situata, Neymar i lumtur: Do të luaj me mish e me shpirt për PSG-në!

11:21, 10/10/2019

Është qetësuar situata mes Neymarit dhe klubit të Paris Saint-Germainit.

Braziliani ka deklaruar se ndihet i lumtur që vesh fanellën e klubit të PSG-së dhe ka premtuar se do të japë 100 për qind maksimumin për këtë fanellë.

Kështu shprehet 27-vjeçari brazilian, i cili kërkon me çdo kusht të rifitojë zemrat e tifozëve parizienë, që vazhdojnë ta kontestojnë për sjelljen e tij gjatë verës.

“Jam i lumtur në “Seleçao” dhe tani jam i lumtur edhe në Paris. Të gjithë e dinë se doja të largohesha dhe gjithçka ka ndodhur gjatë merkatos verore. Por tani jam i lumtur aty ku jam, pra në klubin e PSG-së. Sezoni ka nisur mirë dhe do ta mbroj PSG me mish e me shpirt, duke dhënë 100% për të fituar gjëra të mëdha. Duke bërë mirë në skuadrën ku ndodhem, do të bëj mirë edhe në kombëtare”, tha ai.

Në miqësoren që zhvillohet sot kundër Senegalit, Neymar luan ndeshjen e 100 me përfaqësuesen e Brazilit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco