Sot/ Kosova ‘test’ miqësor me Gjibraltarin, stadiumi pritet i tejmbushur

Sot/ Kosova ‘test’ miqësor me Gjibraltarin, stadiumi pritet i tejmbushur

08:36, 10/10/2019

Sot në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” Kosova zhvillon ndeshjen miqësore përballë Gjibraltarit që e paraprin atë kundër Malit të Zi për eliminatoret në Kampionatin Europian 2020.

Pak ka rëndësi nëse Kosova zhvillon një ndeshje miqësore apo kualifikuese, stadiumi në Prishtinë duket se do të jetë gjithmonë i stërmbushur.

Edhe pse për nga cilësia këto dy ekipe kanë dallime të mëdha pasi Gjibraltari është një kundërshtar modest, duket se për këtë ndeshje do të shiten të gjitha biletat.

Sipas asaj që figuron në ‘Tiks.app’, kanë mbetur edhe 1165 bileta për t’u shitur për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco