FOTO/ Zbulohet formacioni i Shqipërisë në përballjen ndaj Turqisë, në sulm luajnë...

FOTO/ Zbulohet formacioni i Shqipërisë në përballjen ndaj Turqisë, në sulm luajnë...

08:28, 10/10/2019

Të premten në stadiumin “Sukru Saracoglu” Turqia pret Shqipërinë në përballjen aq shumë të rëndësishme për fatet e kualifikimit në Kampionatin Europian 2020.

Pa dyshim që turqit janë skuadra favorite për ta fituar takimin pasi po kalojnë një formë të shkëlqyer, ndërsa kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja nuk kanë çfarë të humbin dhe do të kërkojnë fitoren me çdokush.

Nga çfarë la të kuptohej, tekniku italian pritet të formojë një formacion thuajse të njëjtë si në përballjen ndaj Islandës.

Në mbrojtje Ismajli dhe Gjimshiti janë të sigurt, ndërsa në balotazh për një vend titullari janë Veseli, Dermaku dhe Kumbulla. Ky i fundit dje u stërvit veçmas grupit, por nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz.

Ndërkohë, në mesfushë Reja do të vendosë pesë lojtarë, por jo në vijë të drejtë. Gjasula dhe Bare janë diga para mbrojtjes, ndërsa pak para tyre do të pozicionohet Memushaj.

Ndërsa nga krahët do të luajnë Lenjani në të majtë dhe Roshi në të djathtë. Sulmi pritet t’i besohet dyshes Manaj-Cikalleshi, që bindi ndaj Islandës me gola dhe asiste.

Në tri seancat e mbetura do të shikohet edhe emra si Seferi, Balaj, Selahi, Abrashi, Ramadani, Trashi dhe Dermaku do të “luftojnë” për të veshur fanellën e titullarit ose të rreshtohen te tri rezervat e para.

Ky është formacioni i mundshëm i Shqipërisë sipas ‘Panorama Sport’:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco