VIDEO/ Gjermania dhe Argjentina dhurojnë spektakël në miqësoren e luksit

VIDEO/ Gjermania dhe Argjentina dhurojnë spektakël në miqësoren e luksit

22:56, 09/10/2019

TifozĂ«t nĂ« “Signal Iduna Park” tĂ« Dortmundit shijuan njĂ« 90-minutĂ«sh spektakolar nĂ« miqĂ«soren e luksit mes GjermanisĂ« dhe ArgjentinĂ«s, qĂ« prodhoi njĂ« pĂ«rballje mjaft tĂ« fortĂ« dhe plot 4 gola, por asnjĂ« fitues, pasi rezultati final ishte 2-2.

Pjesa e parĂ« u dominua tĂ«rĂ«sisht nga ana e gjermanĂ«ve, qĂ« shĂ«nuan fillimisht nĂ« minutĂ«n e 16’ me anĂ« tĂ« sulmuesit tĂ« Bayernit Gnabry, ndĂ«rsa vetĂ«m 6 minuta mĂ« vonĂ«, ky i fundit shĂ«rbeu pĂ«r Havertz, qĂ« shĂ«noi edhe golin e dytĂ«.

Nga ana tjetër, dyshja Lautaro Martinez dhe Paulo Dybala, që shkëlqyen në derbin e Italisë të dielën në mbrëmje, nuk arritën të thyejnë mbrojtjen gjermane dhe portierin Ter Stegen ,që sot ishte preferuar nga minuta e parë.

MegjithatĂ« reagimi i amerikano-jugorĂ«ve erdhi nĂ« pjesĂ«n e dytĂ« kur trajneri Lionel Scaloni aktivizoi disa futbollistĂ«, ndĂ«rsa njĂ«ri prej tyre, Alario gjeti golin e parĂ« pĂ«r argjentinasit, nĂ« minutĂ«n e 66’.

Pesë minuta nga fundi, ishte sërish Alario që këtë herë asistoi për sulmuesin e Sevillas, Lucas Ocampo, me këtë të fundit që mposhti për herë të dytë Ter Stegen dhe vulosi baraspeshën e rezultatit.

Takimi i radhës për Gjermaninë do të jetë ai i vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020-ës përballë Estonisë në transfertë, ndërsa Argjentina do të luajë një takim miqësor ndaj Ekuadorit në Alicante të Spanjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

BĂ«je LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco