Ja kush është futbollisti më i mirë në botë sipas Mourinho-s

Ja kush është futbollisti më i mirë në botë sipas Mourinho-s

21:20, 09/10/2019

Jose Mourinho është një ndër trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit. Portugezi ka drejtuar shumë skuadra evropiane me të cilat ka fituar tituj të rëndësishëm.

Së fundmi portugezi ka dhënë një intervistë, ku është pyetur për futbollistin më të mirë në botë, ose thënë më e mirë, lojtari më i mirë të cilin e ka parë duke luajtur.

Sipas portugezit, nuk është as Messi e as CR7-ta, por fenomeni brazilian Ronaldo.

“Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë pasur karrierë më të gjatë, ata kanë qëndruar në krye për 15 vjet, por nëse flasim rreptësisht për talent dhe aftësi, askush nuk e tejkalon Ronaldon”.

“Kur isha në Barcelonë kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që është parë ndonjëherë në fushë. Lëndimet vranë një karrierë që mund të ishte edhe më e pabesueshme, por talenti që kishte ai djalë ishte përtej normales”, përfundoi ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco