Historike/ Partizani fiton ndeshjen debutuese në Ligën e Kampioneve

Historike/ Partizani fiton ndeshjen debutuese në Ligën e Kampioneve

21:19, 09/10/2019

Debutim historik për Partizanin në volejboll për femra, teksa ka mposhtur kampionët e Bosnjë-Hercegovinës, Jedinstavo BRCKO në Ligën e Kampionëve me rezultatin (3-1).

Skuadra e drejtuar nga trajneri Nejat Sançak arriti një fitore me përmbysje në sfidën e zhvilluar në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet.

Seti i parë u fitua nga boshnjaket me rezultatin 15-25, ndërkohë që në 3 setet e radhës triumfoi skuadra e kuqe me rezultatet 25-22, 25-20 dhe 25-20.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datën 16 tetor, ora 19:00. Nëse skuadra shqiptare humbet me rezultatin 3-0 ose 3-1, sfida kalon në set shtesë (golden set), ndërkohë që humbja 3-2 kualifikon Partizanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco