Dëmtimi i Loris, Tottenham kthen sytë nga Strakosha

Dëmtimi i Loris, Tottenham kthen sytë nga Strakosha

20:53, 09/10/2019

Thomas Strakosha mund të përfundojë te Tottenhami në merkaton e janarit.

Sipas medias britanike “football.london”, drejtuesit e “gjelave” janë hedhur në sulm për gardianin shqiptar, pas dëmtimit serioz të portieri Hugo Loris, i cili theu krahun, teksa do të tentojnë të bindin drejtuesit e Lazios, për transferimin e Strakoshës te Tottenham.

Paraqitjet fantastike të 24-vjeçarit me fanellën e kaltër, kanë bindur londinezët se shqiptari është i duhuri për të zëvendësuar francezin Loris.

Kujtojmë që Spursat shfaqen interes edhe gjatë merkatos të verës, ndërkohë që janari duket i përshtatshëm për transferimin e Strakoshës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco