Gjermani-Argjentinë/ Vetëm 2 lojtarë kanë mbetur nga finalja e Botërorit 2014

Gjermani-Argjentinë/ Vetëm 2 lojtarë kanë mbetur nga finalja e Botërorit 2014

20:31, 09/10/2019

Pesë vite më parë, Gjermania dhe Argjentina diskutonin finalen e Botërorit në Brazil.

Në “Marakana”, lotët e Mesit ishin gëzimi i “pancerave”. Pas atij turneu, kapiteni Filip Lahm u tërhoq, ndërsa Low e ruajti bazën e skuadrës, por gjithsesi nisi të bënte gradualisht ndryshime.

Ndryshime që sot pas pesë viteve përkthehen në vetëm 1 futbollist të mbetur nga ajo finale, portieri dhe kapiteni Manuel Neuer.

Sigurisht është edhe Kros, por mesfushori i Realit mungon sot për shkak të dëmtimit.

Të tjerët, ose e kanë lënë futbollin, ose nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit gjerman.

Edhe Argjentina rikthehet të luajë kundër Gjermanisë me një skuadër me shumë fytyra të reja.

Një i mbijetuar do të jetë sot në skuadrën e Skalonit nga finalja e 2014-ës.

Në listën me 26 lojtarë që trajneri shpalli për miqësoret ndaj Gjermanisë dhe Ekuadorit, i vetmi i mbijetuar nga skuadra e Alehan dro Sabejës është Markos Roho, mbrojtësi i Manchester United.

Sigurisht janë edhe të tjerët: Mesi, Aguero, Di Maria me shokë, të cilët nuk janë grumbulluar për këto dy takime (Leo është i pezulluar), por janë ende pjesë e planeve të trajnerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco