Shpërthen Gasperini: Interi më dogji si trajner

Shpërthen Gasperini: Interi më dogji si trajner

19:42, 09/10/2019

Gian Piero Gasperini po kalon një periudhë shumë të mirë nën drejtimin e Atalantës, teksa në fund të sezonit të kaluar i kualifikoi bergamaskët në Ligën e Kampionëve.

Gjatë gjithë karrierës së tij, tekniku ka qenë nën drejtimin e disa skuadrave italiane, teksa një ndër to ishte edhe Interi.

Megjithatë në stolin e zikaltërve, Gasperini qëndroi vetëm 5 ndeshje pasi u shkarkua, për shkak të rezultateve të dobëta, ku kishte marrë 4 humbje dhe një barazim.

Tashmë nën drejtimin e Atalantës, 61-vjeçari rikthehet të flasë për periudhën tek Interi dhe situatën aktuale te skuadra tjetër zikaltër.

Interi më dogji mua si trajner, në mënyrën më të keqe të mundshme. Më duhej të filloja përsëri me një klub pjesës së poshtme të tabelës. Tek Atalanta një klub shumë të organizuar, një president ambicioz dhe një qytet që e dashuron këtë ekip. Njerëzit duhet të kuptojnë se ne nuk jemi në Ligën e Kampionëve rastësisht”, u shpreh Gasperini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco