A je interist? Kjo është përgjigjja e trajnerit të ri të Milanit

A je interist? Kjo është përgjigjja e trajnerit të ri të Milanit

18:18, 09/10/2019

Stefano Pioli është prezantuar zyrtarisht para mediave si trajneri i ri i Milanit.

Pasi hodhi firmën mbi kontratën që do ta lidhë me kuqezinjtë për dy vitet e ardhshme, ish-trajneri i Lazios dhe Interit foli me entuziazëm për këtë aventurë të re në karrierën e tij.

“E nis këtë aventurë me shumë entuziazëm, pasi jam thirrur në aksion nga një prej klubeve më prestigjioze në botë. Jam i bindur se mund të bëj një punë të shkëlqyer bashkë me futbollistët, por edhe drejtuesit të cilët besuan shumë tek unë. Ne do të luftojmë deri në fund për të shkuar në Champions kjo është e sigurtë”, tha tekniku i ri i kuqezinjve.

A je interist? “Po flasim për asgjë. E shkuara është e shkuar dhe jam një burrë, një profesionist me dëshirën për të bërë mirë. Gjykimet le të bëhen në fushë, jo se çfarë kam qenë fëmijë”.

Kritikat? “Nuk kam rrjete sociale dhe nëse shihni ndonjë profil, nuk është profili im. Preferoj që kritikat të më thuhen në sy. Do të luftojmë së bashku për ët arritur objektivat që ka Milanit, ka vështirësi por gjithçka mund të arrihet me intensitet dhe kualitet. Do të punojmë fort për të kthyer Milanin në Champions League”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco