Pochettino do të largojë pesë lojtarë nga skuadra

Pochettino do të largojë pesë lojtarë nga skuadra

17:37, 09/10/2019

Tottenham duket se e ka humbur shkëlqimin që pati sezonin e kaluar, ku arriti deri në finalen e Champions League.

Spurs-at  këtë sezon të ri e kanë nisur në mënyrën më të keqe, ku në 8-të javët e para në kampionat, kanë grumbulluar vetëm 11 pikë dhe në Champions pësuan një humbje shumë të thellë. Bayern Munich i mposhti me rezultatin 7-2.

Një ecuri kjo që, sipas AS, ka bindur trajnerin Pochettino që të bëjë një revolucion të vërtetë në merkaton e janarit. Argjentinasi mësohet të ketë informuar klubin se do të largojë pesë lojtarë.

 Në krye të listës është Christian Eriksen, kontrata e të cilit skadon qershorin e ardhshëm. Katër lojtarët e tjerë me valixhet gati janë: Eric Dier, Serge Aurier, Victor Wanyama dhe Ben Davies.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco