Sot Gjermani-Argjentinë, Ter Stegen: E doja Messin kundërshtar

Sot Gjermani-Argjentinë, Ter Stegen: E doja Messin kundërshtar

16:42, 09/10/2019

Marc Andre Ter Stegen synon të jetë numri një në portën e skuadrës gjermane në ndeshjen e sotme ndaj argjentinasve.

Portierit të Barcelonës iu besua vendi i titullarit nga trajneri Joakim Low pas debateve të shumta në javët e fundit, ku portieri u përfshi në debat me presidentin e Bayernit, Uli Hënes.

Në konferencën për shtyp, portieri pranoi se dëshironte të ishte titullar, duke kërkuar të bindë trajnerin Low me performancat e mira.

“Nuk ndiej asnjë presion. Dua të jap më të mirën time në ndeshjen me Argjentinën. Do të mundohemi të bëjmë një figurë të mirë ndaj një skuadre të madhe. Besoj se edhe pse kemi shumë mungesa, mund të kemi shanse të mira për të fituar edhe pse është vetëm një ndeshje miqësore. Do të jetë një shans i mirë për të gjithë.

Unë gjithmonë i pres me padurim ndeshjet e kombëtares. Do të jetë një ndeshje fantastike. Besoj se të gjithë lojtarët ndihen njësoj. Argjentina do të bëjë lojën e saj edhe pse nuk do të ketë Messin në fushë. Është për të ardhur keq, pasi do doja ta kisha kundërshtar në fushën e lojës”, deklaroi portieri gjerman i Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco