Messi flet hapur: Ja arsyeja përse doja të largohesha nga Barça, ikja e Ronaldos…

Messi flet hapur: Ja arsyeja përse doja të largohesha nga Barça, ikja e Ronaldos…

11:33, 09/10/2019

Në vitin 2017, Lionel Messi ka menduar seriozisht të largohet nga Barcelona.

Në intervistën për “RAC1”, kapiteni i Barçës, shpjegoi se problemet me taksat e kishin shtyrë të mendonte largimin nga Spanja.

“Kur pata problemet me taksat këtu në Spanjë, sinqerisht e kisha mendjen të ikja. Jo për Barçën, por nga dëshirën për ta lënë Spanjën. U ndjeva shumë i keqtrajtuar dhe nuk doja të qëndroja më këtu. Unë kisha shumë dyer të hapura, por asnjë ofertë zyrtare nuk erdhi, sepse të gjithë e dinin se doja të qëndroja te Barcelona. Ajo situatë shkoi përtej asaj që ndieja për këtë vend, që është edhe shtëpia ime”.

Për një dekadë rivaliteti Messi-Ronaldo?

“Do të kisha dashur që të vazhdonte në Spanjë, sepse i dha La Liga-s një bonus të veçantë. Ishte e qartë që Real Madridi do ta ndiente humbjen e Cristianos. Kushdo do ta vërente. Sidoqoftë, ka lojtarë me të cilët duhet të ringrihet. Po flasim për Real Madridin, një klub me shumë histori”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco