Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Messi: Nuk e doja Griezmannin? Gënjeshtër! Ja e marrëdhënia ime me francezin...

Messi: Nuk e doja Griezmannin? Gënjeshtër! Ja e marrëdhënia ime me francezin...

10:24, 09/10/2019

Lionel Messi ka hedhur dritë për marrëdhënien e tij me Griezmann-in.

Në intervistën për “RAC1”, kapiteni i Barçës ka sqaruar se nuk ka asgjë të vërtetë në ato që është thënë në media për blerjen më të rëndësishme të verës.

“Është një gënjeshtër e madhe që nuk kam dashur që të vijë Griezmann. Një vitin e parë, kur flitej për blerjen e tij nga Barcelona, mbaj mend deklaratat që bëra dhe thashë që ai ishte një nga më të mirët, dhe më të mirët janë gjithmonë të mirëpritur për projektin fitues që të gjithë duam. Griezmann është një nga më të mirët dhe unë kurrë nuk kam pasur ndonjë problem me të, përkundrazi, ” – arsyetoi sulmuesi argjentinas.

Lidhur me vështirësitë e përshtatjes të sulmuesit francez në këtë fillim sezoni te Barça, Messi kërkoi nga Antoine që të ketë më shumë durim.

“Nuk është e lehtë të vish të luash Barça për shkak të folozofisë dhe idesë së futbollit. Nga jashtë duket e lehtë, por për këdo që nuk e ka jetuar filozofinë e Barçës, që nuk është stërvitur që nga fëmijëria, që nuk e njeh metodën … që vjen nga jashtë, pa marrë parasysh sa cilësi keni, është diçka tjetër dhe është shumë e vështirë. Ai është mësuar të luajë në një mënyrë shumë të ndryshme, por me siguri ai do të përshtatet shumë shpejt. Ne nuk dyshojmë për këtë, ai është një lojtar me cilësi shumë të lartë, shumë inteligjent,” – tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco