Gjendet zgjidhja për problemet që krijon Dembele te Barcelona

Gjendet zgjidhja për problemet që krijon Dembele te Barcelona

23:04, 08/10/2019

Një nga gjërat për të cilat është kritikuar më shumë për Dembele në muajt e fundit është çrregullimi që ai ka në jetën e tij.

Francezi është një adhurues i videolojërave dhe serive televizive dhe qëndron deri vonë natën i fiksuar pas tyre.

Për shkak të kësaj sjelljeje ka rënë në gjumë disa herë dhe ka mbërritur vonë, ose nuk ka shkuar direkt, në stërvitjen e ekipit.

Edhe në mënyrën e të ushqyerit nuk është më mirë. Ka patur mosmarrëveshje me kuzhinierët dhe nuk ka mbajtur një regjim si një futbollist profesionist.

Klubi është përpjekur të vendosë rregull në jetën e tij. Zemërimi ka qenë i madh për shkak të këtyre rrethanave dhe sekretariati teknik i Barcelonës e ka thirrur futbollistin për t’i dhënë ca këshilla të domosdoshme.

Vetë presidenti Bartomeu është takuar me përfaqësuesin e lojtarit, Moussa Sissoko, për ta paralajmëruar atë për të gjitha këto rrethana, duke e nxitur që klienti i tij të korrigjohet.

Dhe agjenti ka marrë shënimet e duhura. Është planifikuar që në javët e ardhshme ai të transferohet për të jetuar në Barcelonë në mënyrë që të jetë më afër lojtarit dhe të përpiqet që ta udhëheqë në një jetë profesionale.

Ky është një lajm i mirë për Barcelonën. Prania e Sissoko do të jetë një ndihmë e konsiderueshme për lojtarin për të korrigjuar të gjitha këto sjellje.

Edhe kur nuk ka probleme fizike, Dembele shfaq probleme karakteriale. Ose merr një karton të kuq, duke mos e kontrolluar veten në minutën e 90-të, kur skuadra e tij po fiton 4-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco