Reja projekton formacionin e kuqezinjve kundër Turqisë

Reja projekton formacionin e kuqezinjve kundër Turqisë

21:49, 08/10/2019

Trajneri Edi Reja ka nisur që sot punën për të ndërtuar formacionin me të cilin do të zbresë në fushën e lojës në ndeshjen kundër Turqisë, një rreshtim, i cili duket se do të ketë ndryshime të vogla në krahasim me sfidën e luajtur ndaj Islandës.

Kështu, në stërvitjen e sotme, Reja ka ndarë lojtarët në dy grupe ku dukej qartësisht se në njërën anë ishin titullarët e mundshëm e në tjetrën ata që duhej të luftonin për t’i rrëmbyer të parëve një vend në rreshtimin kuqezi.

Nga ajo që u pa sot, ndryshimi në treshen e qendrës së mbrojtjes i përket largimit të Dermakut dhe aktivizimit të Veselit.

Gjimshiti pritet të spostohet përsëri në qendër, me Ismajlin e Veselin që do të jenë në krahët e tij.

Ndërkohë, majtas sot Reja ka preferuar Lenjanin, ndërsa në të djathtë ka aktivizuar Roshin, i cili mbetet zgjedhje e parë për këtë rol pavarësisht provës jo bindëse ndaj Francës në një pozicion të tillë.

Në mesfushë sot ishte e paprekshme treshja e qendrës Gjasula-Bare-Memushaj, ashtu si ndaj Islandës.

Edhe në sulm Reja ka nisur përgatitjet e kësaj ndeshje të rëndësishme me dyshen Çikalleshi-Manaj, e cila u shfaq mjaft mirë në duelin e muajit të kaluar dhe pritet ta nisë nga minuta e parë edhe sfidën e të premtes.

Sigurisht, trajneri ka nxitur të gjithë lojtarët të tregojnë veten në këto ditë e ta vënë në vështirësi sa më shumë për zgjedhjen e formacionit kuqezi, aq më tepër në një ndeshje të tillë që është përcaktuese për ecurinë e Shqipërisë në grupin eliminator, jo vetëm për kualifikimin në Europian, por edhe për të tentuar që të kalohet Islanda në vendin e tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco