Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Kombëtarja e femrave shpartallohet nga Finlanda, ja rezultati i thellë

Kombëtarja e femrave shpartallohet nga Finlanda, ja rezultati i thellë

20:36, 08/10/2019

Kombëtarja e femrave ka pësuar një humbje katastrofike ditën e sotme ndaj Finlandës.

Në ndeshjen e tretë në grupin E eliminator për Evropianin e vitit 2021, skuadra e drejtuar nga Vioresin Sinani u mund me shifrat 8-1 nga kundërshtaret finlandeze.

Që në minutën e dytë, takimi u zhbllokua nga Uesterlund, ndërsa në të 9-tën dyfishoi Kolanen. Fransi gjeti golin e tretë për finlandezet në të 17-tën, e dy minuta më pas shënoi edhe Oling.

Salstrom në të 35-tën çoi shifrat në 5-0 që në pjesën e parë. E njëjta autore, shënoi edhe 3 golat e tjerë, në minutat 75, 89 dhe 94. Goli i vetëm për femrat kuqezi, u shënua në fakt po nga finlandezet. Autogoli i Koivisto në të 77-tën, ishte rrjeta e nderit për shqiptaret.

Pas 3 ndeshjesh, Shqipëria e Femrave mbetet në vendin e fundit në grup, pa asnjë pikë, me vetëm 1 gol të shënuar e 12 të pësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco