FOTO/ Milani merr vendimin zyrtar për Giampaolon

FOTO/ Milani merr vendimin zyrtar për Giampaolon

19:59, 08/10/2019

Zyrtarizimi i Sefano Piolit në krye të Milanit mbetet çështje orësh, por më parë klubi kuqezi duhej të shkarkonte Marco Giampaolon.

E bën më në fund nëpërmjet një komunikate të shkurtër për shtyp.

“AC Milan komunikon se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit të skuadrës së parë Marco Giampaolon. Klubi dëshiron të falënderojë Marcon për impenjimin dhe i uron suksese më të mëdha profesionale”.

Image

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i Stefano Piolit, që ka rënë dakord me dyshen Boban-Maldini për një kontratë 2-vjeçe me pagë 1.5 milionë euro në sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco