Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Bashkohet me Kombëtaren zëvendësuesi i Elseid Hysajt

Bashkohet me Kombëtaren zëvendësuesi i Elseid Hysajt

19:43, 08/10/2019

Kombëtarja mbylli ditën e dytë të përgatitjeve për ndeshjet eliminatore me Turqinë dhe Moldavinë në program më 11 dhe 14 tetor, me kuqezinjtë e Edi Rejës që sërish u shfaqën entuziastë dhe në seancën e pasdites.

Trajneri italian nuk pati në dispozicion për stërvitjen me grupin mbrojtësin Marash Kumbulla, i cili u stërvit i diferencuar, duke kryer disa ushtrime të lehta dhe vrapime rreth fushës, i shoqëruar nga fizioterapisti.

Për të patur grupin e plotë, Reja mori në stërvitje dhe futbollistin e ekipit shpresa, Serxho Kalaj, i cili, gjithsesi, pas seancës stërvitore u bashkua me ekipin e 21-vjeçarëve.

I gjithë grupi u shfaq në formë dhe trajneri i pati të gatshëm të gjithë lojtarët, përjashto Kumbullën.

Me ekipin në orët e pasdites u bashkua gjithashtu dhe Hysen Memolla, i cili u thirr së fundi për të zëvendësuar Elseid Hysajn e dëmtuar.

Trajneri si zakonisht zhvilloi nxehjen e zakonshme përpara se të ngarkonte pak më tepër fizikisht skuadrën, duke qenë se kemi hyrë tashmë në pjesën intensive të përgatitjes, ndërsa larg syrit të medies ai u mor dhe me detaje të rëndësishme sa i përket taktikës apo skemave të ndryshme që mund të përdorë në ndeshjet e radhës me Turqinë dhe Moldavinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco