Ter Stegen vendimtar në portë, Barcelona po mendon t’i rinovojë kontratën

Ter Stegen vendimtar në portë, Barcelona po mendon t’i rinovojë kontratën

19:20, 08/10/2019

Portieri Ter Stegen është një nga më të mirët te Barcelona, i cili ka qenë vendimtar shumë herë me pritjet e tij.

Pikërisht për shkak të formës së mirë që gjermani ka treguar, katalanasit po mendojnë t’i rinovojnë kontratën.

Sipas asaj që shkruan “Marca”, drejtuesit e Barcelonës po punojnë për rinovimin e kontratës me lojtarin.

Ndonëse kontrata e portierit me spanjollët skadon në vitin 2022, drejtuesit po mendojnë të blindojnë 27-vjeçarin me një kontratë afatgjatë.

Për shkak të formës së mirë që po kalon, Ter Stegen ka ngjallur polemika edhe te Gjermania, pasi dëshiron të aktivizohet më shumë dhe jo të jetë një rezervë e Manuel Neuer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco