Marash Kumbulla mori një puthje për golin e parë në Serie A

Marash Kumbulla mori një puthje për golin e parë në Serie A

18:02, 08/10/2019

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, duket tejet i emocionuar ftesën që ka marrë nga trajneri Edi Reja në këto ndeshjet e tetorit.

Kumbulla erdhi në grumbullimin e Kombëtares, në mënyrën më të mirë të mundshme, pas një goli të shënuar me kokë fundjavën që lamë pas ndaj Sampdorias.

Në një intervistë për “Tv Klan”, 19-vjeçari tregon emocionet e golit të parë me Veronën, por edhe kundërshtarët më të fortë që ka hasur, ndër të cilët veçon Dibalën.

GOLI ME VERONËN – Mami dhe vëllai kishin qarë për golin tim. Babai im besoj se ishte shumë i emocionuar, por është më i fortë dhe nuk dallohet. E dashura, pas ndeshjes, kemi ndenjur pak bashkë, dhe më dha edhe puthjen e golit.

FTESA – Më thirri trajneri Reja. Nuk e prisja, sepse unë jam vetëm 19-vjeç, dhe ka shumë lojtarë të fortë në rolin tim. Nuk ndodh shpesh të vish në Kombëtare që 19-vjeç.

IDHULLI CANA – Më pëlqen Lorik Cana, dhe të gjithë mbrojtësit që kanë qenë këtu me Kombëtaren. Të bësh një karrierë si e tija është shumë e bukur për mua.

NË FUSHË – Jam një mbrojtës që lexoj aksionet e tjerëve mirë. Fizikisht besoj se jam mirë.

KUNDËRSHTARËT – Mesi për mua është më i miri në botë. Kam luajtur edhe kundër Ronaldos, por besoj se Dibala ishte më i forti që kam luajtur kundër. Ai shkon djathtas, majtas, e mbron topin shumë mirë. Ka gjuajtje dhe teknikë të lartë. Kur ke lojtarë kundër të tillë, e ke të vështirë ta mbash.

TIFOZ – Milani është një nga ekipet më të mira në botë, dhe shpresoj një ditë të luaj atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco