Në SHBA keni ‘Statujën e Lirisë’, në Suedi keni ‘Statujën e Ibrës’

Në SHBA keni ‘Statujën e Lirisë’, në Suedi keni ‘Statujën e Ibrës’

18:03, 08/10/2019

Malmo qyteti i lindjes së Zlatan Ibrahimovic, ka nderuar lojtarin me një statujë.  Ditën e sotme në orën 15:00 u bë dhe ceremonia e zbulimit të statujës ku prezent ishte dhe futbollisti.

Statuja, e projektuar nga skulptori Peter Lidde, është 2.7 metra e lartë dhe peshon 500 kg.

Pse në Malmo? Sepse është qyteti ku nisi karrierën futbollisti karizmatik, i cili numëron 116 ndeshje dhe 62 gola me përfaqësuesen e Suedisë.

Projekti mori jetë, në bashkëpunim me Federatën Suedeze të Futbollit, që në vitin 2015.

Para disa kohësh kur statuja ishte duke u ndërtuar Zlatan shprehej: “Jam shumë i gëzuar. Ka qenë gjithmonë dëshira ime që në fillim. Këtu ka nisur gjithçka dhe këtu është zemra ime,” – deklaronte sulmuesi aktual i Los Angeles Galaxy.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco