Ish-mesfushori i Milanit kalon te një tjetër klub i Serie A

Ish-mesfushori i Milanit kalon te një tjetër klub i Serie A

16:33, 08/10/2019

Andrea Bertolaci u largua nga Milani në fund të sezonit, teksa përfundoi kontratën me kuqezinjtë.

Prej qershorit të këtij viti, mesfushori ishte një futbollist i lirë, ku po kërkonte një ekip të ri për të vazhduar karrierën e tij.

Bertolaci ishte në kontakte me shumë klube, por pamundur të arrijë marrëveshjen me një ekip.

Ditën e sotme 28-vjeçari është zyrtarizuar te skuadra e tij e re, ku ai do të vazhdojë karrierën.

Sampdoria po kalon një formë të keqe këtë sezon dhe xhenovezët kanë vendosur të marrin në ekip mesfushorin italian.

Bertolaci ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me Sampdorian deri në qershorin e 2020-ës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco