Gjimshiti: Hysaj na mungon, por do të japim maksimumin ndaj Turqisë

Gjimshiti: Hysaj na mungon, por do të japim maksimumin ndaj Turqisë

14:36, 08/10/2019

Berat Gjimshiti ka folur në prag të përballjes me Turqinë në ndeshjen vendimtare për fatet e kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian.

Në deklaratën për mediat, mbrojtësi kuqezi tha se Kombëtarja do të udhëtojë për të dhënë maksimumin që të marrë rezultat pozitiv.

Mbrojtësi i Atalantës ka treguar se Elseid Hysaj do t'u mungojë, por nga krahu tjetër beson se skuadra do të paraqitet mirë.

"Dy ndeshje të vështira, sidomos e para ndaj Turqisë. Besoj se në ndeshjen e parë këtu kemi luajtur mirë, por do shkojmë atje të japim maksimumin dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Nuk kemi mundësi të tjera", tha fillimisht ai.

Hysaj ? "Më vjen keq për të, pasi është i nevojshëm për ne. Hysaj  është kapiteni dhe do të na mungojë të gjithëve. Jam më shumë se pesë viteve që jam këtu, kam pasur edhe unë eksperienca të këqija. Do të mungojë eksperienca e të tjerëve".

Reja ? "U pa edhe në ndeshjen e fundit se në Kombëtare ka ndryshuar diçka. Jemi më të sigurt, mendoj se jemi mirë me sistemin e ri të trajnerit Reja.

Atalanta ? "Mund të them që është një moment i bukur me Atalantën dhe po fitoj më shumë vetëbesim. Shpresoj që eksperiencën dhe vetëbesimin te Atalanta ta përcjell në Kombëtare".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco