Ndryshon lista e Kombëtares, Edi Reja zyrtarizon zëvendësuesin e Hysajt

Ndryshon lista e Kombëtares, Edi Reja zyrtarizon zëvendësuesin e Hysajt

14:21, 08/10/2019

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se trajneri Edi Reja ka bërë ndryshime në listën e ekipit kombëtar të Shqipërisë.

Tekniku italian ka zëvendësuar Elseid Hysajn e dëmtuar me Hysen Memollën që do ta ketë të gatshëm për ndeshjet e muajit tetor kundër Turqisë dhe Moldavisë.

Mbrojtësi shkodran do të mungojë rreth 1 muaj pasi ra me kokë pas një përplasjeje me Cristian Ansaldin, dhe nga analizat me rreze X ju gjet edhe fraktura që kishte. 

“Shqipëria nën drejtimin e trajnerit Edi Reja është duke kryer përgatitje intensive për ndeshjet zyrtare me Turqinë dhe Moldavinë në transfertë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga FSHF-ja.

“Ditën e sotme ka pasur ndryshime në listën kuqezi. Hysen Memolla do t’i bashkohet grumbullimit me skuadrën për ndeshjen në Stamboll më 11 Tetor dhe atë ndaj Moldavisë në 14 tetor”.

Mbrojtësi 27-vjeçar luan në Finlandë për Kokkolan. Ai po kalon një periudhë shumë të mirë, ndërsa ka shënuar 2 gola në 4 paraqitjet që ka bërë për ekipin e tij këtë sezon.

Megjithëse në rolin natyral luan në krahun e majtë, Reja është bindur se Memolla është zgjedhja e duhur për ndeshjet e ardhshme në Grupin H kualifikues në EURO 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco