ZYRTARE/ Ernest Gjoka merr drejtimin e Shkëndijës së Tetovës

ZYRTARE/ Ernest Gjoka merr drejtimin e Shkëndijës së Tetovës

14:13, 08/10/2019

Ernest Gjoka ka firmosur për tu bërë trajner i KF Shkëndijas së Tetovës.

Tekniku 49-vjeçar ka firmosur sot kontratë më kampionët në fuqi të Maqedonisë, teksa do të drejtojë skuadrën menjëherë në seancën stërvitore të ditës së sotme.

“Mendoj se kam ardhur në një klub si Shkëndija që mbi të gjitha është një klub profesional dhe është një klub i ndërtuar me shumë kujdes. Përshtypjet e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje që do kem sot t’i kem gjatë gjithë kohës që do të punoj këtu. Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet se Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të eci shumë në Europa League, të kap grupet e Europa League apo pse jo edhe Champion League”, u shpreh shefi i ri i stafit teknik të KF Shkëndija, menjëherë pas zyrtarizimit të bashkëpunimit.

49-vjeçari do të zëvendësojë Qatim Osmanin e larguar disa javë më parë, teksa postin e trajnerit kohët e fundit e mbante provizorisht Erhan Selimini.

Ernest Gjoka është një prej trajnerëve që ka fituar trofe vitet e fundit në Shqipëri. Përveç Kukësit, Gjoka në karrierën e tij si trajner ka punuar edhe me Vllazninë e Shkodrës, Kamzën, Flamurtarin e Vlorës, Tomorin dhe Apoloninë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco