Mediat italiane zgjedhin trajnerin e ri të Milanit, ja detajet e kontratës

Mediat italiane zgjedhin trajnerin e ri të Milanit, ja detajet e kontratës

13:44, 08/10/2019

Milani është i vendosur për të shkarkuar trajnerin, Marco Giampaolo.

Rezultatet e dobëta në Serie A kanë bërë që drejtuesit e klubit kuqezi të kontaktojnë me trajnerin e ardhshëm.

Nuk ka më dyshime, në Itali janë të bindur: Stefano Pioli do të pasojë në stol Marco Giampaolon. Ai pritet të firmosë ditën e sotme kontratën, ndërsa nesër do të kryejë stërvitje me skuadrën. Pioli ka pranuar ftesën e Maldinit dhe Bobanit, pasi e njeh mirë Seria A dhe është i lirë në treg.

Mediet italiane kanë zbuluar dhe detajet e marrëveshjes mes klubit italian dhe teknikut 53-vjeçar. Trajneri i ri do të nënshkruajë një kontratë për dy vite dhe do të përfitojë një rrogë prej 1.5 milion eurosh në sezon.

Moduli i preferuar i lojës së Piolit është 4-3-3. Ai bën një futboll agresiv dhe me sulmin e Milanit mund të bëjë mirë duke parë dhe elementet që ka në dispozicion. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco